ghost

Ç'instalim Mageia

Nëse Mageia nuk ju bindë ju ose ju nuk mund ta instaloni në mënyrë të saktëe - me pak fjalë doni të heqni qafe atë - kjo është e drejta juaj dhe Mageia gjithashtu ju jep mundësinë të çinstaloni. Kjo nuk është e vërtetë për çdo sistem operativ.

Pas mbështetjes së të dhënave tuaja, rifilloni DVD-në e instalimit Mageia dhe zgjidhni Shpëtimi sistemit, pastaj Rivendos ngarkuesin Windows. Në ndezjen tjetër, ju do të keni vetëm Windows, pa asnjë mundësi për të zgjedhur sistemin tuaj operativ Mageia.

Në Windows, për të rimarrë hapësirën e përdorur nga ndarjet Mageia: klikoni mbi FilloPanel KontrolliVegla AdministrativeAdministrim KomputeriRuajtjeAdministrim Disku. Ju do të njihni një ndarje Mageia sepse ato janë etiketuar Panjohur, dhe gjithashtu nga madhësia dhe vendi i tyre në disk. Djathtas-klikoni mbi secilën prej këtyre ndarjeve dhe zgjidhni Fshi për të liruar hapësirën.

Nëse po përdorni Windows XP, mund të krijoni një ndarje të re dhe ta formatoni atë (FAT32 ose NTFS). Pastaj do të merrni një letër ndarjeje.

Nëse keni Vista ose 7, keni një mundësi tjetër, ju mund të zgjasni ndarjen ekzistuese që ndodhet në të majtë të hapësirës së lirë. Ka mjete të tjera të ndarjes që mund të përdoren, të tilla si gparted, në dispozicion për Windows dhe Linux. Si gjithmonë, kur ndryshoni ndarjet, jini shumë të kujdesshëm për të ruajtur ndonjë gjë të rëndësishme tuajën.


CC BY-SA 3.0