Grub2 në Legacy MBR/GPT sistem
GRUB2 (me ose pa menu grafike) do të përdoren ekskluzivisht si bootloader për një Sistem Legacy/MBR ose Legacy/GPT.
Si parazgjedhje, një bootloader i ri do të shkruhet në MBR (Master Boot Record) të diskuit të parë ose në ndarjen e BIOS boot.
Grub2-efi në UEFI sistem
GRUB2-efi ose rEFInd mund të përdoret si bootloader për një sistem UEFI.
Si parazgjedhje, një bootloader i ri (Grub2-efi) do të shkruhet në ESP (Ndarjen e Sistemit EFI).
Nëse tashmë ekzistojnë sisteme operative të bazuara në UEFI të instaluara në kompjuterin tuaj (Windows 8 për shembull), instaluesi Mageia do të zbulojë ESP ekzistuese të krijuar nga Windows dhe do të shtojë grub2-efi në të. Nëse nuk ekziston asnjë ESP, atëherë një do të krijohet. Megjithëse është e mundur të keni disa ESP, kërkohet vetëm një, pavarësisht nga numri i sistemeve operative që keni.
rEFInd në sisteme UEFI
rEFInd ka një sërë alternativash të këndshme grafike dhe mund të zbulojë automatikisht ngarkuesit e instaluar EFI. Shih: http://www.rodsbooks.com/refind/
Shënim
Ju lutem vini re se në mënyrë që të jeni në gjendje të përdorni
rEFInd
alternativa, një Ndarje Sistemi EFI e instaluar
duhet të përputhet me arkitekturën e sistemit tuaj: nëse keni një Ndarje të
Sistemit EFI 32bit të instaluar në një makinë 64bit për shembull, atëherë
alternativa rEFInd nuk do të shfaqet/disponohet për ju.
Bootloader për përdorim
(ose me një menu grafike ose me tekst), mund të zgjidhen për të dyLegacy MBR/BIOS
dhe sistemeUEFI
.
(me një menu grafike) është një alternative vetëm për përdorim me sistemeUEFI
.
Boot pajisje
Paralajmërim
Mos e ndryshoni këtë nëse nuk dini vërtet se çfarë po bëni.
Shënim
Nuk ka mundësi për të shkruar GRUB në sektorin boot të një ndarjeje (e.g:
sda1
), pasi kjo metodë konsiderohet e pabesueshme.Kur përdorni mënyrën UEFI, pastaj Boot device do të listohet si .
Vonesë para nisjes së imazhit të parazgjedhur
Kjo kuti teksti ju lejon të vendosni një vonesë, në sekonda, para fillimit të sistemit operativ të parazgjedhur.
Siguri
Kjo ju lejon të vendosni një fjalëkalim për bootloader. Kjo do të thotë se një emër përdoruesi dhe fjalëkalimi do të kërkohen kur të nisni për të zgjedhur një hyrje booting ose ndryshuar parametrat. Kjo është e detyrueshme dhe shumica e njerëzve nuk kanë gjasa që të kenë nevojë për të. Përdoruesi është
root
dhe fjalëkalimi është ai i zgjedhur më pas.Fjalëkalimi
Zgjidhni një fjalëkalim për bootloader (opsional)
Fjalëkalim (përsëri)
Rivendosni fjalëkalimin dhe DrakX do të kontrollojë se përputhet me atë të vendosur më sipër
Përparuar
Mundëso ACPI
ACPI (Advanced Configuration and Power Interface) është një standard për menaxhimin e energjisë. Mund të kursejë energji duke ndaluar pajisjet e papërdorura. Heqja e zgjedhjes mund të jetë e dobishme nëse, për shembull, kompjuteri juaj nuk e mbështet ACPI-në ose nëse mendoni se zbatimi i ACPI mund të shkaktojë disa probleme (për shembull rindezjet e rastit ose mbylljet e sistemit).
Mundëso SMP
Kjo alternativë mundëson/çaktivizon multiprocessing simetrik për procesorë multi-core
Mundëso APIC
Mundësimi i kësaj siguron qasjen e sistemit operativ në Kontrolluesin e Ndërprerjes Programore të Avancuar. Pajisjet KNPA lejojnë modele prioritare më komplekse dhe menaxhimin e avancuar IRQ (Interrupt Request).
Mundëso Lokale APIC
Këtu mund të vendosni APIC lokal, i cili menaxhon të gjitha ndërprerjet e jashtme për një procesor të caktuar në një sistem SMP
Nëse, në seksionin e mëparshëm keni zgjedhur rEFInd
si
ndezje për të përdorur, atëherë do t'ju paraqiten alternativat e treguara në
pamje direkt më poshtë. Përndryshe, ju lutemi kaloni në pamjen mëpasme të
ekranit për alternativat tuaja.
Alternativat e konfigurimit tuaj rEFInd:
Instalo ose azhurno rEFInd në ndarjen e EFI.
Instalo në /EFI/BOOT.
Kjo alternativë instalon ndezjen në dosjen /EFI/BOOT të ESP (Ndarja e Sistemit EFI). Kjo mund të jetë e dobishme kur:
(a) Instalimi në një disk të lëvizshëm (p.sh. një USB) që mund të hiqet dhe të futet në një kompjuter tjetër. Nëse ndezja është ruajtur në /EFI/BOOT, UEFI BIOS do ta zbulojë atë dhe do t'ju lejojë të nisni nga ai kompjuter.
(b) Si një zgjidhje ku, për shkak të një UEFI BIOS të gabuar, ndezja e sapo shkruar për Mageia nuk do të njihet në fund të instalimit.
Nëse nuk e keni zgjedhur rEFInd si ndezjen për të përdorur seksionin e mëparshëm, atëherë alternativa e konfigurimit të ndezësi tregohet më poshtë:
Paraygjedhur
Sistemi operativ që do të fillojë nga parazgjedhja.
Shtoj
Kjo alternativë ju lejon të kaloni informacionin në kernel ose tregoni kernelin t'ju japë më shumë informacione gjatë ndezje.
Provo OS të huaj
Nëse tashmë keni të instaluar sisteme të tjera operative, Mageia përpiqet t'i shtojë ato në menunë tuaj të re të nisjes së Mageia. Nëse nuk e dëshironi këtë sjellje, atëherë zgjidhni alternativën
.Instalim në /EFI/BOOT. (Shënim: kjo alternativë e menusë bëhet e disponueshme vetëm kur instaluesi zbulon se një kompjuter është në modalitetin UEFI).
Kjo alternativë instalon ndezjen në dosjen /EFI/BOOT të ESP (Ndarja e Sistemit EFI). Kjo mund të jetë e dobishme kur:
(a) Instalimi në një disk të lëvizshëm (p.sh. një USB) që mund të hiqet dhe të futet në një kompjuter tjetër. Nëse ndezja është ruajtur në /EFI/BOOT, UEFI BIOS do ta zbulojë atë dhe do t'ju lejojë të nisni nga ai kompjuter.
(b) Si një zgjidhje ku, për shkak të një UEFI BIOS të gabuar, ndezja e sapo shkruar për Mageia nuk do të njihet në fund të instalimit.
Përparuar
Mënyrë Video
Kjo përcakton madhësinë e ekranit dhe thellësinë e ngjyrës që do të përdoret nga menyja e nisjes. Nëse klikoni poshtë trekëndëshit do ju ofrohen mundësi të tjera madhësie dhe thellësie të ngjyrave.
Mos prek ESP ose MBR
Zgjidhni këtë alternativë nëse nuk doni një Mageia të ngarkuar, por më parë dëshironi ta ngarkoni me lidhje nga një OS tjetër. Do të merrni një paralajmërim se ndezësi mungon. Klikoni
vetëm nëse jeni i sigurt se i kuptoni implikimet dhe dëshironi të vazhdoni më tej.Paralajmërim
Ngarkimi i lidhjes përmes ndezjes të trashëguara (GRUB Legacy dhe LiLo) nuk mbështetet më nga Mageia pasi ka të ngjarë të dështojë kur përpiqeni të nisni këtë instalim që rezulton i Mageia. Nëse përdorni ndonjë gjë tjetër përveç GRUB2 ose rEFInd për këtë qëllim, atëherë ju e bëni këtë me rrezikun tuaj!
Procedura e saktë për shtimin e Mageia në një ndezës ekzistues është përtej fushës së këtij dokumentacioni. Sidoqoftë, në shumicën e rasteve do të përfshijë ekzekutimin e programit përkatës të instalimit të ndezësit, i cili duhet të zbulojë Mageia dhe automatikisht të shtojë një hyrje për të në menunë e ndezësit. Shihni dokumentacionin për sistemin operativ përkatës.
Ndërsa ju mund të zgjedhni të instaloni Mageia pa bootloader (shih seksionin 2.1 Përparuar), kjo nuk rekomandohet nëse nuk e dini plotësisht se çfarë po bëni, pasi pa ndonjë formë të bootloader sistemi juaj operativ nuk do të jetë në gjendje të fillojë.
Për ta bërë këtë ju duhet të ndryshoni manualisht /boot/grub2/custom.cfg ose përdor veglën e programit grub-customizer në vend (të disponueshme në depot Mageia).
Shënim
Për më shumë informacion, shih: https://wiki.mageia.org/en/Grub2-efi_and_Mageia